Studentja e UKZ-së Xhezide Selimi merr çmimin ‘’Best Oralist Award’’

13 Qershor, 2018

Në garat e organizuara nga ‘’National  Center  for  State  Courts’’,  në kuadër të programit  ‘’Kërko Drejtësi’’, Studentja e UKZ-së Xhezide Selimi merr çmimin  ‘’Best Oralist Award’’.

Pas tre muajsh trajnime nga po i njëjti  program në të gjitha Fakultetet Juridik të  Universiteteve Publike të Kosovës,  morën pjesë më shumë se 60 student të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe Universitetit tonë.

Gara ishte mjaft e fortë por se Studentja e vitit të tretë të Fakultetit Juridik në  UKZ  Xhezide Selimi arriti të  marrë çmimin ‘’ Best Oralist Award’’, si oratorja më  e  mirë dhe me bindëse nga të gjithë studentët pjesëmarrës.