Studentja Lizë Rexhepi pjesë e rrethit të ngushtë në “Lista e Dekanit” në SHBA ku po vazhdon studimet për magjistraturë

Janar 9, 2019

Studentja e Universitetit Publik “Kadri  Zeka” në Gjilan Lizë Rexhepi  e cila ka fituar bursë të plotë për të përfunduar magjistraturën në njërin ndër ë universitetet më prestigjioze në regjionin e mesëm të Shteteve të Bashkuara, Ohio Northern University Pettit College of Law, në programin,  Qeverisje Demokratike dhe Sundim të së Drejtës dhe programin Pedagogji Ligjore, nga  Dekani i fakultetit juridik i po të njëjtit Universitet ka pranuar dokumentin në të cilin shprehet mirënjohja e Universitetit ndaj suksesit të Lizës që ka shfaqur në provime.

Pikërisht për suksesin e saj,  Liza tashmë  është bërë edhe pjesë e listës së ngushtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikojnë në një institut të quajtur “Lista e Dekanit”, ku studentet e shquar dhe të dalluar në mësim në Amerikë,  gjithmonë luftojnë të përzgjidhen aty.

Ndryshe lista e Dekanit , shpreh një vlerësim akademik, duke miratuar kështu nivelin më të lartë të studentëve për suksesin e tregua.

Studimet e magjistraturës në SHBA, Liza i ka filluar në Gusht të vitit të kaluar, derisa ka qenë studente e dalluar e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ku ka studiuar në Fakultetin Juridik niveli BA. Ajo  në vitin 2016 ka arritur në Finalen e Madhe të Oratorëve të Rinj në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu Liza vlen të  theksohet se ka qenë pjesë e programit të BE-së, Erasmus, dhe shumë aktiviteteve të tjera.