Studentja Verona Bekteshi thotë se diploma “Student i Dalluar” rrit motivin për arritje të sukseseve

18 Mars, 2019

Studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilës Rektori Bajram Kosumi i dha diplomën “Student i Dalluar” në 6 vjetorin e themelimit, mars 2019, ndihet e nderuar.

Verona shprehet se janë pikërisht këto gjeste simbolike ato që e rrisin motivin dhe dëshirën për të mësuar dhe njëherësh thotë se ndikojnë në krijimin e qëllimeve për arritje të suksesit .

Ajo falënderon Rektorin Bajram Kosumi, stafin akademik për kontributin e dhënë, sepse siç thotë ajo, janë ata te cilët përveç të gjitha obligimeve tjera, në supet e tyre e mbajnë edhe peshën e rëndë të përcjelljes së njohurive dhe rëndësinë e shkollimit e edukimit.

Studentja e Fakultetit Juridik  Verona Bekteshi thotë se, kualiteti i një Universiteti matet me cilësinë e studentëve që i nxjerrë dhe progresin të cilin studentët e arrijnë gjatë viteve në studime,  duke shtuar se universiteti ynë e ka dëshmuar në vazhdimësi se progresi është e vetmja rrugë që do e ndjekë.

Në vitin e gjashtë të themelimit, Verona  ka uruar Universitetin “Kadri Zeka”, që të vazhdojë ecjen në rrugën e zhvillimit, e bashkë me universitetin të rriten  edhe studentët, profesionalisht, e personalisht.

Gëzuar!