Takim informues me studentët që do të udhëtojnë në vizitë studimore në ZUG

24 Qershor, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, ka takuar grupin e studentëve (15 studentë) që do të udhëtojnë në vizitën studimore të planifikuar për në Universitetin PH Zug të Zvicrës, gjithnjë duke respektuar masat që janë të lejuara  nga gjendja e  krijuar e pandemisë COVID 19.

Në këtë takim studentët janë informuar mbi përzgjedhjen e tyre, kushtet për tu bërë pjesë e kësaj vizite, si dhe rreth takimit të  parë online që do të mbahet së bashku me studentët zviceranë, i cili është planifikuar për datë 28 qershor 2021.

UKZ uron studentët e përzgjedhur dhe ju uron shumë suksese në pritjen e studentëve zviceranë dhe në vizitën studimore në Zug të Zvicrës.

Këto vizita studimore të ndërsjella realizohen bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes UKZ-së dhe PH Zug, Protokollit të veçantë për mobilitetin e studentëve, si dhe projektit të fituar nga UKZ së bashku me PH Zug.