Takim lamtumirës mes Komandantit të KFOR-it për jug-lindje dhe Rektorit të UKZ-së

26 Nëntor, 2019

Komandanti i Forcave të KFOR-it për jug –lindje i LMT, Ilhan Guçlu i shoqëruar nga komandanti në ardhje  i LMT kapiteni Halil Arda Balik, kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” ku janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë.

Rektori Kosumi e ka falënderuar z. IlhanGoçlu për punën dhe të angazhimin e tij në aspektin e sigurisë, derisa i ka dëshiruar mirëseardhje komandantit të LMT kapitenit Halil Arda Balik .

Ndërkaq takimi ishte i karakterit lamtumirës pas përfundimit të misionit të z.Ilhan Goçlu në Kosovë.