Takimi i menaxhmentit të projektit ERASMUS+ “ENEMLOS”

29 Nëntor, 2022

Menaxhmenti i projektit ENEMLOS ka mbajtur takimin e radhës, ku nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” pjesëmarrës ishte prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka së bashku me Gjyqtarin z. Ramiz Azizi, ish Kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan si dhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Avokat Behar Ejupi.

Projekti ENEMLOS,  ka të bëjë me krijimin e Klinikave Ligjore në Fakultetin Juridik të universitetit tonë, klinika të cilat kanë filluar që të funksionojnë, duke marrë parasysh ndryshimin e programit të Fakultetit Juridik, pasi që klinikat ligjore në të gjitha fushat janë bërë si lëndë të detyrueshme, pastaj krijimi i zyrës për klinika ligjore e po ashtu do të bëhet përzgjedhja e studentëve pas konkursit, të cilët do të angazhohen në këto klinika.

Si partner tjerë nga Kosova janë edhe Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prishtinës, kurse koordinator i projektit është Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi. Projekti ka edhe tre partnerë ndërkombëtarë nga Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.