Takimi online dhe prezantimi në projektin ndërkombëtar LECU

11 Nëntor, 2020

Përfaqësuese nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka” kanë marrë pjesë me prezantimin e tyre në takimin online të organizuar nga projekti LECU – Learning Cultures in University, që përfshin tri shtetet Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Në takimin online i cili është mbajtur më 10 nëntor 2020 është prezantuar grupi trio i përbërë nga profesorët: Shpresë Qamili, Teuta Agaj, Marcus Bützberger, Naxhi Selimi, Nada Kallçiu dhe Christa Scherrer përfaqësues nga të tria shtetet të Fakulteteve të Edukimit nga projekti LECU, me ç’rast është bërë prezantimi me temën “Autonomous learning-transnational experiences “.

Ky projekt ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në praktikat e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Projekti ka 6 takime në të tria shtetet nga dy herë dhe do të ketë këtë agjendë takimesh nëpër shtete: Zvicër-Shqipëri-Kosovë-Shqipëri-Kosovë-Zvicër në periudhën kohore 2018-2021.

Projekti LECU ka filluar më 14.03.2018 dhe do të zgjasë deri më 01.11.2021-03.11.2021 me ç’rast do të mbahet edhe një Simpozium me përfaqësuesit e projektit LECU dhe SINAN – Swiss-North African Academic Network.