Të jesh student i dalluar në UKZ është ndjenja më e mirë që mund ta përjetoj një student

Mars 22, 2019

Rina Aliu, Studente e Fakultetit të Edukimit në UKZ, të cilës Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, me rastin e 6 vejtorit të themelimit të Universitetit i ndau diplomën “Student i Dalluar”, falënderon Rektorin dhe të gjithë stafin akademik e administrativ, që kontribuojnë për studentët në të gjitha aspektet.

Rina thotë se jeta studentore përbën një ndër  pjesët më të mira të jetës, sjell lodhje, stres, mirëpo sjell edhe kënaqësi shumë të madhe, ku tërë kohën sfidohesh dhe gjithmonë je në kërkim të më së mirës nga vetvetja. Sipas saj, të jesh student i dalluar i Universitetit është ndjenja më e mirë, që mund ta përjetojë një student.

Rina Aliu thotë se në momentin kur mora mirënjohjen nga rektori u ndjeva shumë e emocionuar dhe e gëzuar, njëkohësisht kjo mirënjohje më dha motiv që të mos ndalem kurrë së arrituri këso suksese të mëdha dhe të vazhdoj misionin tim si mësuese, të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë së bashku me kolegët e mi.

Rina ndjehet shumë e lumtur që përkushtimi i saj ndaj studimeve dhe punës që kam bërë deri më tani u vlerësua dhe vazhdon të vlerësohet.