Aplikimi Online për regjistrim në vitin e parë të studimeve në Universitetin “Kadri Zeka”

Korrik 8, 2019

Të nderuar aplikantë për regjistrim në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2019/2020, në Universitetin “Kadri Zeka”!

Ju noftojme se për shkaqe teknike të cilat na jane paraqitur në programin SMU, për shkak të ndryshimit të kuotave nga MASHT-i, aplikimi online po ka probleme të kohë pas kohëshme, andaj ju lusim për mirëkuptimin tuaj. Shpresojmë se së shpejti do ta tejkalojmë këtë problem teknik.

Sapo ta hapim aplikimin Online do të ju njoftojmë përmes web faqes zyrtare të Universitetit.