Telegram ngushëllimi për vdekjen e zv. Ministrit të Ministrisë së Diasporës Arian Daci

26 Janar, 2019

UNIVERSITETI I PUBLIK “KADRI ZEKA”

Zija Shemsiu, 60000, Gjilan, Kosovë

uni-gjilan.net    tel: 028039011

 

 

Për: Familjen Daci dhe  Ministrinë e Diasporës së Kosovës

Lënda: Letër ngushëllimi

 

Të nderuar,

me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen aksidentale të zv. Ministrit të Ministrisë së Diasporës, z. Arian Daci, njëherësh biri i z. Nexhat Daci, kryetarit të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.

Në këto momente të vështira për Familjen Daci, për të afërmit dhe miqtë e tyre, u qëndrojmë pranë duke ndarë dhembjen dhe duke shprehur ngushëllimet tona të përzemërta për humbjen e parakohshme.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta për amshimin e tij.

 

 

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Leter ngushellimi