Thirrje e hapur nga MASHTI për projekte të vogla shkencore, publikime shkencore dhe mobilitete

Mars 30, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka hapur thirrjen për aplikime për:

  • Projekte të vogla shkencore (5000 deri 10.000 euro për projekt, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj). Realizimi i projektit mund të shtyhet edhe pas kësaj periudhe, në qoftë se nuk mund të realizohet për shkaqe kohore p.sh. kushteve atmosferike. Në këto raste, projekti vazhdon edhe në vitin tjetër. Afati për aplikime për kategorinë projekte të vogla shkencore do të jetë nga data 28.03.2022 deri më datën 15.04.2022

 

  • Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi për vitin 2022 – MASHTI/ DALSh, mbulon shpenzimet e publikimeve për revista shkencore të indeksuara në Web of Science dhe Scoopus me faktorë ndikimi pozitiv të autorëve të cilët punën e tyre kërkimore e realizojnë në institucionet kërkimore-shkencore të Kosovës. Afati për aplikime mbetet i hapur nga: 28.03.2022-25.10.2022

 

  • Për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2022 – Financohen botime ose përkthime nga fushat prioritare shkencore të parapara në Programin Kombëtar të Shkencës. Afati për aplikime mbetet i hapur nga 28.03.2022-15.04.2022.

 

  • Për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve për vitin 2022 – Mobilitetet janë grante që i ndan MASHTI për shkencëtarët kosovarë të cilët kanë ftesa që në konferenca të rëndësishme shkencore të paraqiten me kumtesa apo prezantime dhe nuk marrin ndihmë tjetër financiare për pjesëmarrje në konferencë. Afati për aplikime mbetet i hapur nga dita e shpalljes: 28 mars 2022 deri më 30 shtator 2022.

 

Për informata të detajuara për secilën thirrje, luteni ti shihni të bashkëlidhura secilën nga thirrjet e publikuara nga MASHTI.

Konkurs për projekte të vogla shkencore

Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor

Konkurs për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2022

Konkurs për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra të shkencëtarëve për vitin 2022