Thirrje e hapur për aplikime në Erasmus+ 2023

29 Nëntor, 2022

Të nderuar/a,

Zyra Erasmus+ në Kosovë njofton se thirrja e përgjithshme për aplikime në programin Erasmus+ për vitin 2023 është hapur për aplikime me – me 4.2 miliardë euro në dispozicion për këtë vit!

Bashkëlidhur mund të gjeni thirrjen: Thirrja për aplikime për programin Erasmus+ 2023 Udhëzuesin për aplikim për programin Erasmus+ 2023

Gjithëpërfshirja mbetet një nga parimet themelore të programit Erasmus+, ku pothuajse çdonjëri nga ne mund të përfitojë nga kjo përvojë.

Së shpejti do të njoftoheni për Ditën Informuese rreth Programin Erasmus+, nga Zyra e Erasmus në Prishtinë.

 

Suksese në aplikime!