HERAS/Thirrje e hapur për aplikime për bursa për studime të PhD dhe PostDoc

13 Tetor, 2022

Të nderuar/a,

Ju njoftojë në lidhje me thirrjen e hapur për bursa për studime të doktoratës dhe post-doc, nga projekt HERAS. Afati i fundit për aplikim është 15.11.2022.

Krahasuar me dy thirrjet e kaluara, në këtë thirrje janë zgjeruar pak kriteret; p.sh. në rastin e PhD pranohen aplikimet nga të gjithë shtetasit e Kosovës, megjithëse prioritet do të ketë për kandidatët që janë të lidhur me ndonjë Institucion të Arsimit të Lartë (IAL) publik apo privat.

Ndërsa, për Post-Doc do të konsiderohen aplikimet e stafit nga IAL publike apo private.

Për informata më të hollësishme luteni të klikoni në dokumentin në vijim:HERAS_Guidelines_PhDPostDoc-Guidelines-Third-Call