Thirrje për Aplikim – BIRN Kosovo/Trajnim për studentët e UKZ-së

Maj 30, 2018

Përmes skemës së mbështetjes nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë (Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut), BIRN Kosova mirëpret aplikimet për pranim në trajnimet mbi ‘’Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta’’.

Afati i fundit për aplikim është 4 qershor, 2018 në orën 17:00.

Lidhur me këtë BIRN do të organizojë një trajnim në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan, për studentët e degës së Juridikut me datën 14 qeshor 2018 , salla A 34, ora 09:00

Keni edhe thirrjen ku studentet mund të gjejnë informacion se si të aplikojnë.

Ky është linku i thirrjes që është publikuar në KALLXO.com : http://kallxo.com/thirrje-per-aplikim/

BIRN Kosova po mundëson trajnime për studentët e gazetarisë, juridikut dhe gazetarëve të rinj, mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.

Thirrje për Aplikim - BIRN Kosovo

Shkarko