Thirrje për aplikim në garën “Me art për drejtësi”

10 Maj, 2020

Te dashur studentë,

ju njoftojmë se YIHR KS ka hapur një thirrje për aplikim për garën “Me art për drejtësi”, ku ftohen studentët e universitetit të dërgojnë punime (piktura, fotografi, karikatura, video, etj) mbi atë se si e shohin ata sistemin e drejtësië në Kosovë, duke përfshirë këtu dhe sfidat e tij.

Gara do të përfshijë shkollat e mesme të larta dhe universitetet e rajonit të Prishtinës, Ferizajit, Pejës dhe Gjakovës. Shkolla apo universiteti mund të dorëzojë tri punime gjithsej, punimet shtesë mund të dorëzohen direkt nga nxënësit/studentët përmes email-ave të tyre personal.

Bashkë me punimin, shkolla/universiteti duhet të dërgojë edhe informatat personale të nxënësit/studentit që ka realizuar punimin (emri dhe mbiemri, qyteti/komuna, shkolla apo universiteti, data e lindjes, e-maili dhe telefoni) dhe një shpjegim/koncept për punimin e dorëzuar (deri në 200 fjalë). Afati i fundit për aplikim është 20 maj 2020.

Të gjitha punimet duhet të dorëzohen direkt në [email protected]

Sigurisht që punimet më të mira do të shpërblehen!

Fituesit/et e garës do të shpërblehen me libra apo paisje shkollore në vlerë prej:

Vendi i I-rë – 300 Euro

Vendi i II-të – 200 Euro

Vendi i III-të – 100 Euro .

Për më shumë detaje ju lutem shihni dokumentin e bashkangjitur në këtë vegëz: https://yihr-ks.org/thirrje-e-hapur-me-art-per-drejtesi/

Me art per drejtesi