THIRRJE PËR APLIKIM NË KLINIKËN JURIDIKE PENALE ME RASTE REALE

Shkurt 7, 2020

Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it, Drejtësia Vlen, fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.

RRETH KLINIKËS JURIDIKE PENALE

Klinika Juridike Penale (Klinika) u jep studentëve mundësi të ndihmojnë avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në përfaqësimin pro bono të të pandehurve me gjendje ekonomike të rëndë në rastet penale. Studentët pjesëmarrës do të kenë mundësi të përjetojnë zbatimin e mësimeve akademike në praktikë duke punuar në çështjet penale reale gjatë vitit të tretë të Fakultetit Juridik. Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik, ndërsa aktivitetet e përfaqësimit të klientëve (këshillimi dhe avokimi) do të mbahen në zyrat e avokatëve të OAK dhe, sipas nevojës, në gjykatë apo prokurori. Studentët klinikë do të takohen një herë në javë për ligjeratë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth procedurës penale. Ligjëratat do të mbahen nga ligjerues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (prokurorët, avokatët dhe gjyqtarët), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj. Përveç ligjeratave, studentët do të punojnë në ekipe për të ndihmuar avokatët që ata të përfaqësojnë klientët në gjykatë dhe në të gjitha fazat përgatitore të çështjeve penale pa pagesë. Studentët aktivë të Klinikës, pritet që të ndajnë përvojën e tyre të klinikës me nxënësit e shkollave të mesme përmes aktiviteteve në kuadër të Aktivitetit Drejtësia Vlen.

ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E STUDENTËVE

Çdo student (nën mbikëqyrjen e një avokati të OAK-së), do të angazhohet në një gamë të plotë të detyrave të avokatit:

  • Intervistimi dhe këshillimi i klientit
  • Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
  • Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
  • Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
  • Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
  • Të marrin pjesë në ligjerata një herë në javë;
  • Të marrin pjesë në dhënien e ligjeratave në shkolla të mesme që realizohen nga partnerët e Programit “Drejtësia Vlen”.

KËRKESAT PËR STUDENTËT

Për të qenë pjesë e Klinikës, Studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë studentë të vitit të tretë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”,
  • Zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
  • Zotërojnë aftësi të hulumtimit ligjor;
  • Aftësi për të dhënë këshilla ligjore për klientët;
  • Të demonstrojnë interes në reformën gjyqësore, angazhim në komunitetit, dhe qasje në drejtësi;
  • Të demonstrojë angazhim për etikë në klinikë;
  • Të mos ketë qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale të D4J ose Aktivitetit Drejtësia Vlen në të kaluarën;

APLIKONI

Për të aplikuar klikoni këtë link dhe plotësoni të dhënat e kërkuara. Afati i fundit për Aplikim është 14 shkurt 2020 në ora 24:00.

Për çdo pyetje, ju lutem dërgoni email në fhasani60@hotmail.com ose info@ncsc-ks.org

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

RRETH AKTIVITETIT DREJTËSIA VLEN

Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen ka për qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe ofrimin e informatave mbi ndihmën juridike falas. Aktiviteti Drejtësia Vlen është një program tre vjeçar që financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe përmes këtij konkursi do të mbështesë rritjen e mundësive për formim të të menduarit kritik dhe aftësive praktike të studentëve.

Më poshtë keni informaten:

Gjilan Clinic-Call for Application