Thirrje për aplikim në programin e bursave nga Luiss University në Romë

25 Shkurt, 2022

Ambasada e Kosovës në Itali njofton se Universiteti prestigjioz Luiss në Romë ka hapur thirrjen për aplikim për bursë.

Universiteti Luiss në Romë do të ofrojë 66 bursa për studentet e nivelit master në dy drejtime të reja dixhitale: Marketing dhe Strategic Management.

Studimet do të realizohen online dhe janë kombinim i sesioneve dhe interaksionit në mes të studentëve dhe profesorëve, duke u mundësuar studentëve që të jenë pjesëmarrës aktiv gjatë studimeve të tyre.

Për më tepër detaje lidhur me programin dhe bursat, ju lutem klikoni në vegëzat e mëposhtme:

https://www.luiss.edu/financial-aid-and-scholarships

https://landing.luiss.edu/international/LuissUniversityDigitalPrograms.pdf