Thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Celal Bayar” Manisa-Turqi

29 Prill, 2022

Të nderuar studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka”,

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së bënë thirrje për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Celal Bayar” Manisa, Turqi

Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e projektit KA107 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin e Manisas në Turqi.

Numri i Projektit Erasmus + KA107 (ICM) 2019-1-TR01-KA107-073710

Programi Erasmus + KA107 ose Shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i studentëve dhe ECTS (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit Manisa Celal Bayar, Manisa, Turqi dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e studentëve nga Universiteti Universiteti “Kadri Zeka” – Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari të lëvizjes në fushën:

– Juridik

– Menaxhment

– Marketing

– Banka,Financa dhe Kontabilitet

– Shkenca Kompjuterike dhe

– Edukim

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluar nga projekti:

800 Euro në muaj dhe 275 Euro për udhëtim sipas Distance Caluculator të Erasmus +

(http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm; https://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm?fbclid=IwAR18qbOCdGxCvphOnKoP9MmsaoWSkFdR2oOI7ugAO7wLb7c_mFS9bbSvQVg ).

Granti i udhëtimit do të paguhet para lëvizjes nga projekti dhe mbulohet nga Universiteti pritës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Certifikata e notave;

– CV (në gjuhën angleze);

– Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik, jo më të vjetër se 30 ditë);

– Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, fotografinë dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit;

– Certifikata e gjuhës angleze ose turke;

Për programet e ofruara në gjuhën angleze ose turke kërkohet niveli i gjuhës minimumi B2.

Urojmë suksese për të gjithë studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi.

Dokumentet duhet të dorëzohen te Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (kopje fizike) ose përmes Emailit [email protected], prej datës 28.04.2022 deri 06.05.2022, nga ora 08:00 – 16:00.

Keni te bashkangjitur dokumentin për informata të përgjithshme: Thirrje per aplikime per shkembim studentor ne Universitetin Celal Bayar Manisa Turqi

Suksese studentë të nderuar.