THIRRJE PËR KONFERENCË NDËRKOMBËTARE MBI KËRKIMET E INOVACIONIT NË SHKENCË, TEKNOLOGJI DHE ARTE” – ICIR-STA

10 Janar, 2022

Në kuadër të projektit “Rritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”, i mbështetur nga Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare dyditore me temë : “Konferenca Ndërkombëtare për Kërkimin e Inovacionit në Shkencë, Teknologji dhe Arte” – ICIR-STA e cila do të mbahet më 14 -15 Prill 2022 në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Konferenca është bashkë organizuar me një sërë universitetesh dhe institucionesh të arsimit të lartë vendas dhe ndërkombëtarë.

Konferenca synon të mbledhë së bashku përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë (IAL), institucionet kërkimore, institucionet publike, bizneset dhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë, për të shkëmbyer përvojat, për të shkëmbyer praktikat më të mira në fusha të ndryshme shkencore. Përveç kësaj, konferenca ofron gjithashtu mundësi për studiuesit, akademikët dhe ekspertët e industrisë që të takohen dhe të ndërveprojnë me pjesëmarrësit vendas dhe ndërkombëtarë.

Për informata të tjera, referojuni dokumentit të bashkangjitur: Final Concept of the Conference 14-15 April 2022_ResearchCult