Thirrje për mobilitet të studentëve të UKZ, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Mars 23, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” është pjesë e projektit e-VIVA në partneritet me Universitetin Evropian të Tiranës, projekt i financuar nga Programi i Komisionit Evropian, Erasmus + me 16 partnerë, për një kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Në kuadër të këtij projekti, UKZ hap thirrjen për aplikime për shkëmbim studentor në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Ky shkëmbim bëhet me qëllim të marrjes së përvojave edhe nga universitetet dhe institucionet e tjera jashtë vendit dhe për këtë arsye Universiteti “Kadri Zeka” i ka kushtuar vëmendje të lartë organizimit dhe punës në implementimin e projektit e-VIVA.

Objektivat specifike të projektit e-VIVA janë:

Nxitja qasjeve dhe bashkëpunimit midis akademisë dhe përfaqësuesve të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar;

Mbështetja e praktikës profesionale tek studentët Kosovar;

Zhvillimi dhe rafinimi i sistemeve gjithëpërfshirëse të vlerësimit të bazuar në TIK;

Pasurimi i sistemeve ekzistuese të vërtetimit dhe certifikimit;

Krijimi dhe aplikimi i një programi të pasur të zhvillimit dhe vlerësimit të kompetencave të lidhura me shërbimin.

Përmes këtij njoftimi, Zyra për Marrëdhënieje me Jashtë hap thirrjen për aplikim për 10 studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nga të gjitha fakultetet, për shkëmbim 14 ditor në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, mobilitet i cili do të realizohet nga data 03.04.2022 deri 16.04.2022.

Përzgjedhja e studentëve do të bëhet duke iu përmbajtur kritereve të mëposhtme:

  1. Studentët e përzgjedhur duhet të kenë notën mesatare mbi 8 (tetë);
  2. Studentët duhet të flasin gjuhën angleze (do të testohen për gjuhë në ZMJ);
  3. Studentët duhet të kenë aftësi komunikimi, punë në grup, të jenë të përkushtuar për programin dhe të i përmbahen programit, dhe të i përshtaten kërkesave të ZMJ për realizimin e programit;

Studentët e trajnuar do të marrin Licencë të njohur ndërkombëtarisht, të lëshuar nga Konzorciumi i projektit.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit, janë të mbuluara nga Projekti e-VIVA, sipas traifave të Erasmus + për studentë.

Studentët e interesuar, duhet të lajmërohen tek Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, deri më datë 30/03/2022, nga ora 09:00-16:00 CET dhe duhet të kenë me vete:

Ø  Vërtetimin që janë studentë

Ø  Certifikatën e notave

  1. Me datën 31.03.2022 do të mbahet testi për të gjithë aplikantët ( testi në Gjuhën Angleze), duke filluar nga ora 10:00, Salla A01;
  2. Me datën 01.04.2022 do të mbahet Intervista me gojë, duke filluar nga ora 09:00, Salla A11, gjithashtu rezultatet do të shpallen po të njëjtën ditë;
  3. Me datën 02.04.2022 bëhet pranimi dhe shqyrtimi i ankesave;

Suksese të gjithë studentëve që do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.