Thirrje për mundësi aftësimi në profesion

21 Tetor, 2022

Fakulteti i Edukimit-Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Organizatën Gjermane Internationaler Bund IB, është duke implementuar projektin “Mësimdhënie e mirë, Edukim i mirë”, me qëllimin që të kontribuojmë në ngritjen e cilësisë së aftësive profesionale në fushën e edukimit të hershëm.

Andaj inkurajohen që të aplikojnë studentët absolventë (që janë në vitin e fundit të studimeve) të Fakultetit të Edukimit apo edhe të diplomuarit e këtij fakulteti.

Aplikimi është i hapur deri me datën 31 Tetor 2022.

Për më shumë informata shih dokumentin: Thirrja per studentët