THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN, MARRËDHËNIET SHQIPTARO-KINEZE: TRADITA, GJENDJA DHE PERSPEKTIVA

Korrik 16, 2019

Të nderuar,

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, në bashkëpunim me Akademinë e  Shkencave të Shqipërisë, Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Beijing Foreign Studies University – BFSU), Universitetin e  Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, si dhe të disa institucioneve të tjera universitare-akademike dhe kulturore, do të organizojë më 10-13 tetor 2019 Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Marrëdhëniet Shqiptaro-Kineze: tradita, gjendja dhe perspektiva.

Përveç studiuesve të ftuar nga institucionet organizatore, konferenca do të jetë e hapur për të interesuar të tjerë.

Qëllimi i konferencës do të jetë ndriçimi i marrëdhënieve shqiptaro-kineze në tri përmasa: historinë, gjendjen e sotme dhe perspektivën.

Gjuha e konferences: Shqip, Anglisht, Kineze.

Kalendari i përgatitjes së konferencës dhe i komunikimit me të interesuarit për pjesëmarrje është si më poshtë:

Pranimi i temave dhe abstrakteve: 20 Gusht 2019

Konfirmimi i pjesëmarrësve nga komiteti shkencor: 10 Shtator  2019

Mbajtja e konferencës: 11-13 tetor 2019

Dorëzimi i varianteve për botim të kumtesave: 20 dhjetor 2019.

Botimi i akteve dhe përurimi: gjatë vitit 2020.

Regjistrimi i pjesëmarrjes është pa pagesë.

Të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë titullin dhe abstraktin e punimit në adresën elektronike

konferenca70@gmail.com që administrohet nga sekretaria e komitetit shkencor.

keni te bashkangjitur edhe Ftesën:UV_Thirrje per pjesemarrje -Konferencë shkencore ndërkombëtare