Thirrje për praktikë pedagogjike në klasat para fillor

Mars 11, 2021

Në kuadër të projektit me Caritasin  zviceran që realizohet edhe nga Universiteti “Kadri Zeka”, studentët e Fakultetit të Edukimit Programi para fillor, tani do të kenë rastin e mbajtjes së praktikës pedagogjike.

Cikli e dytë i praktikës pedagogjike për studentët e përzgjedhur, do të  filloj gjatë muajit prill 2021, ku secili Fakultet i Edukimit (Gjakovë, Gjilan, Prizren, Mitrovicë)  përzgjedhë  nga 5 (pesë) studentë të vitit të dytë ose tretë.

Praktika pedagogjike cikli i dytë do të realizohet gjatë muajve: prill, maj, qershor, shtator dhe tetor.

Studentët përzgjidhen sipas  kritereve në vijim:

Të jenë studentë të profilit parashkollor (me fokus në ciklin para fillor ku do të realizohen praktikat),

Të jenë studentë në vitin e 2-të ose 3-të  të studimeve,

Të jenë studentë me notë mesatare 9,

Studentë të cilët janë të angazhuar në aktivitete ekstrakurrikulare në fakultet,

Studentë të cilët kanë pjesëmarrje të rregullt dhe aktive në fakultet,

Studentët e gjinisë mashkullore kanë përparësi.

Studentët e përzgjedhur do të vijojnë praktikën përgjatë 5 muajve, me pjesëmarrje në klasat e caktuara prej të paktën 1 herë në javë. Pra, secili student duhet të vijoj praktikën pedagogjike për 20 – 25 ditë në klasat para fillor të cilat janë pajisura nga Caritasi Zviceran (CaCH) dhe me edukatorët të cilat janë trajnuar nga programi i CaCH

Gjatë praktikës pedagogjike studentët i mbikëqyrë edukatori mentor i klasës para fillor  dhe mbikëqyrësi i cili është mësimdhënës nga Fakulteti. Pasi që studentët e përfundojnë praktikën pedagogjike dorëzojnë te mësimdhënësi mbikëqyrës i fakultetit shabllonet reflektiv  te plotësuara dhe portofolion e përgatitur gjatë praktikës pedagogjike. Të njëjtat ndahen në baza mujore (në fund të çdo muaji) edhe me Projektin SHPRESE.