Thirrje për praktikë – Posta e Kosovës – Regjioni i Gjilanit

17 Dhjetor, 2019

Të dashur student,

Posta e Kosovës ka hapur thirrje për praktikë për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Kjo është arritur pas takimit paraprak që Dekani i Fakultetit Ekonomik të UKZ-së, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi, ka pasur me Menaxherin regjional  (Gjilan, Viti, dhe Kamenicë) të Postës së Kosovës, z. Artan Qerimi.

Ju njoftojmë se kohëzgjatja e praktikës do të jetë: Nga një (1) deri në tre (3) muaj (varësisht prej kërkesës së studentëve)

Njohuritë të cilat përfitohen: Kontakti dhe komunikimi me konsumatorë, pranimi në sportel i dërgesave postare, dërgimi i mbushjeve elektronike, kryerja e pagesave të ndryshme (faturat e telefonit, internetit, rrymës, ujit, taksat e ndryshme), etj.

Lokacionet / zyrat postare ku mund të vijohet praktika:

Gjilan (3 zyra postare): Posta kryesore; Posta e vogël (afër Universitetit “Kadri Zeka”); Posta tek Stacioni i Autobusëve

Viti (1 zyre postare): Posta kryesore në Viti

Kamenicë (1 zyre postare): Posta kryesore në Kamenicë

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1) Formulari i Kërkesës (plotësohet në zyrat tona)

2) Kopja e Letërnjoftimit e studentit

3) Vërtetimi nga Universiteti, për statusin e studentit

Kërkesat për praktikë dorëzohen në Postën kryesore në Gjilan, por edhe në e-mailin e Ass. PhD. Cand.  Lulzim Rashiti – Koordinator nga UKZ ne relacionet me bizneset. Kontakt e-mail: [email protected]

Pas përfundimit të praktikës, studentët marrin Vërtetimin përkatës si dëshmi për vijimin e praktikës.

Për më shumë informata shihni thirrjen e bashkangjitur, por edhe mund ta kontaktoni Ass. PhD. Cand.  Lulzim Rashiti – Koordinator nga UKZ ne relacionet me bizneset. Kontakt e-mail:[email protected]

Afati për aplikim është i hapur deri me 15 Janar 2020.

Thirrje për praktikë – Posta e Kosovës – Regjioni i Gjilanit