Thirrje për Programin e Granteve për mbështetjen e Universiteteve, 2019

2 Prill, 2019

Te nderuar,

 

Kemi kënaqësinë të  ndajmë me ju informata rreth thirrjeve të hapura ne disa programe në ueb faqen e Ambasadës së Amerikane në Prishtinë:

2019 Programi i Granteve për mbështetjen e Universiteteve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, shpall Programin e Granteve për Universitetet 2018. Njësia e  Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, do të japë një sërë grantesh të vogla për të mbështetur institucionet e arsimit të lartë për të adresuar më mirë sfidat e zhvillimit social dhe ekonomik përmes kërkimeve, zhvillimit dhe shërbimeve të zgjerimit. Programet përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në kërkimin e aplikuar, qasjen në komunitet dhe ofrimin e shërbimeve. Grantet e Programit të Mbështetjes Universitare jepen në baza konkurruese.

Data e mbylljes për aplikim është 15 maj 2019