Thirrje për regjistrimin e studentëve për përfshirje në projektet ndërkombëtare

11 Nëntor, 2020

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, njofton studentët e interesuar që të bëhen pjesë e projekteve të ndryshme ndërkombëtare se është hapur thirrja për regjistrimin e studentëve për përfshirje në projektet ndërkombëtare.

Universiteti “Kadri Zeka” udhëheqë apo është partnerë, në projekte të ndryshme ndërkombëtare të programit Erasmus + apo programeve të tjera. Përfshirja sa më e madhe e studentëve të UKZ-së në këto projekte nënkupton edhe përfitimin e përvojave të ndryshme nga shkëmbimi dhe pjesëmarrja nëpër aktivitete.

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar inkurajon të gjithë studentët pa dallim, që të shprehin interesimin e tyre për përfshirje duke u paraqitur në ZBN-në të UKZ-së dhe të regjistrohen në bazën e të dhënave.

Studentët e interesuar mund të paraqiten në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, çdo ditë pune duke filluar nga ora 09:00 -15:00, në ditët 12.11. – 20.11.2020.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni zyrtarët për bashkëpunim ndërkombëtar të UKZ-së znj. Luljete Berisha, [email protected] dhe z. Betim Berisha [email protected] ;

 

Suksese!

Shpallje per Studente ERASMUS+

Shkarko