Thirrje për studentët e Universitetit “Kadri Zeka” për trajnim/workshop në kuadër të projektit QUADIC

13 Maj, 2022

Universitetit “Kadri Zeka” ka hapur thirrjen për trajnim/workshop i cili do të mbahet në qytetin e Pejës në Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ).

Një aktivitet i ndryshëm nga ata më të zakonshëm i planifikuar në kuadër të projektit QUDIC, është ky trajnim/punëtori që do të mbahet në Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë, nga data 23 maj – 27 maj 2022 , ku gjithsej 4 studentë nga UKZ do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnimin në fjalë.

Trajnimi/punëtoria është përshtatur për studentët dhe do të mbulojë tema nga menaxhimi i projektit, ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti.

Luten të gjithë studentët e interesuar të lajmërohen në zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar të Universitetit “Kadri Zeka” deri me datën 19 Maj 2022, që të informohen më hollësisht për detajet e trajnimit.

Suksese!