Thirrjen për aplikim për Klinikën Juridike Penale me raste reale për semestrin Vjeshtor për vitin akademik 2020-2021

16 Tetor, 2020

Fakulteti Juridik i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Penale me raste reale.

Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke dërguar të dhënat si Emri, Mbiemri dhe nr. i ID-së se Fakultetit në e-mail adresën: [email protected] me subjektin “Student i klinikës nga Gjilani”, deri më 21 tetor 2020 në ora 24:00.

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Gjilan Clinic-Call for Application