Tryezë Debatuese me temë “Klasa e I-V, një apo më shumë mësues”

26 Maj, 2016

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE ( Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë), kanë kënaqësinë të ju ftojë të përcjellni  organizimin e Tryezës Debatuese me temë “Klasa e I-V, një apo më shumë mësues”.

Tryeza do të mbahet më 31 Maj 2016  në Universitetin “Kadri Zeka”  salla A34, kati III-të  në Gjilan

Tryeza kërkon për të diskutuar dhe shqyrtuar pyetjen se nxënësit e shkollave fillore do të duhej të kenë një mësues gjeneral për të gjitha lëndët apo një kombinim ose mësues të ndryshëm. Kjo qasje do të përfshij mësuesit e tanishëm dhe/ose mësues të ardhshëm, të cilët do të jenë të trajnuar dhe specializuar në lëndë të veçanta. Ky diskutim ka për qëllim të stimuloj një diskurs akademik dhe një debat të politikave.

Në mënyrë që të vendosen bazat e diskutimit, debatit do ti paraprij një prezantim mbi të gjeturat nga një studim i përgatitur nga stafi akademik I Fakultetit të Edukimit, I Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Më tutje,do të prezantohen edhe rastet konkrete të studimit dhe praktikat më të mira të sistemeve arsimore në vendet të ndryshme të Evropës, të cilat tashmë kanë një sistem të mësuesve lëndor në shkollat fillore.

Kështu, këto të dhëna do të sigurojnë  bazën të vënë në elaborim të mëtutjeshëm në këtë temë dhe  të diskutohet në kontekst te  sistemit arsimor të Kosovës

Në atachment mund të gjeni agjendën.