U mbajt Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publik

16 Qershor, 2022

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Kosovës, ka zhvilluar të hënën mbledhjen e radhës e cila u mbajt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi .

Në takim u diskutuan ecuritë e përfundimit të semestrit veror në të gjitha universitetet pjesëmarrëse të konferencës. Pikë tjetër diskutimi ishte edhe përgatitja për pranimin e studentëve të rinj për vitin e ardhshëm akademik 2022/2023.

Pjesëmarrësit u pajtuan se edhe këtë vit si sfidë e përbashkët e arsimit të lartë në Kosovë është trendi negativ i numrit të studentëve të interesuar për regjistrim.