U mbajt konferenca rreth mundësisë së studimeve në Francë

Tetor 16, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt konferenca «  Të studiosh në Francë »,  qëllim i së cilës ishte të informojë studentët për mundësitë që ka në dispozicion Franca për të studiuar.

Konferencën e hapi Dukagjin Leka, profesor i Universitetit “Kadri Zeka” i cili falënderoi  organizatorët, Aleancën Franceze në Prishtinë dhe Ambasadën e Francës në Kosovë  për prezantimin  rreth studimeve në Francë, deri sa inkurajojë të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi, pavarësisht nivelit të frëngjishtes që kanë.

Kurse ztr. Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe znj. Zana Latifi, përgjegjëse e Camups France në Aleancën Franceze, informuan për mundësitë e bursave, shkëmbimeve, kushteve të regjistrimit dhe jetën e studentore në Francë.

Ndryshe, vendet frankofone janë destinacionet kryesore për arsim universitar. Universitetet franceze janë ndër më të mirat dhe më prestigjiozët në botë.