U mbajt konferenca “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë” organizuar nga Konferenca e Rektorëve

13 Shkurt, 2020

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës ka organizuar konferencën me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë”.

Në këtë konferencë  Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka paraqitur kumtesën e tij me tematikë: “Arsimi i lartë në Kosovë dhe politika”.

Rektori dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë pasur takim  me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Hykmete Bajrami, me të cilën kanë biseduar për çështje të rëndësishme që duhet të merret sikurse MASHTI por edhe UKZ.

Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kryesuar nga Rektori Bajram Kosumi, gjithashtu kanë pasur një takim edhe me Ambasadoren e BE-së,  Nataliya Apostolova, me të cilën është biseduar rreth Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe projekteve që UKZ tashmë është duke punuar, siç janë, rezultatet në Programin Erasmus+.

Ndryshe gjatë Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, me temën: “Universiteti, Politika dhe Vlerat e Arsimit të Lartë”, kanë patur fjalën e tyre edhe Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës,  Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së  BE-së, drejtues tjerë të UP në Kosovë, si dhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë diplomatikë.

Ky organizim është bërë në kuadër të 50 vjetorit të shënimit të Universitetit ”Hasan Prishtina” në Prishtinë.