U mbajt konferenca “Vlerësimi dhe rezultatet e para të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor”

Në organizim të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Bazë),  u mbajt  konferenca “Vlerësimi dhe rezultatet e para të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor”.

Hapjen e konferencës e bëri,  Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, Dukagjin  Leka, i cili falënderojë pjesëmarrësit për prezencën e tyre, deri sa njoftoj ata rreth pilot projektit “Klasa e 1-5 një apo më shumë mësues” .Në këtë organizim, pos stafit të Universitetit “Kadri Zeka” përkatësisht të profesorëve nga Fakultetit I Edukimit, morën pjesë edhe përfaqësues nga  MASHT,  drejtues të drejtorive komunale të arsimit nga komunat e Anamoravës, drejtor të shkollave Fillore dhe të mesme ,  përfaqësues të GIZ-it gjerman si dhe mësimdhënësi të nivelit fillor .

Pasi ka përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrje në këtë konferencë,  Rektori i Universitetit “Kadri  Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, tha sa baza e zhvillimit të shoqërisë është arsimi ,kurse baza e arsimit është nga klasa e parë deri në të pestën, prandaj Universiteti “Kadri Zeka”  ka nis këtë pilot projektin,  për të trajtuar probleme që lidhen me zhvillimin e shoqërisë. E rëndësishme, sipas rektorit Kosumi, është se ky transformim, nuk krijon kosto shtesë por vetëm ri-alokim të resurseve, përkatësisht mësuesve të këtij niveli. Ai ka ftuar të gjithë akterët që të testojnë mirë funksionimin e pilot projektit që të mund të dalim me rezultate konkrete.

Kurse Këshilltari i lartë politik në MASHT, Fehmi Hysenaj, ka përgëzuar akterët e pilot projektit për fillimin e implementimit të tij, derisa ka thënë se  MASHT, do të përkrahë nismat të cilat janë në favor të rritjes së cilësisë në arsim.

Ndërsa Nazim  Gagica, Drejtor i Arsimit në Gjilan tha se nga bashkëbisedimet me të gjithë akterët e përfshirë në pilot projekt si, Drejtorinë e shkollës, mësimdhënësit, prindërit etj.  shihet se rezultatet e para janë të kënaqshme dhe të pranueshme, derisa tha se  si Drejtori e arsimit  do të jemi bashkëpunues në çdo hap të zhvillimit të pilot projektit në fjalë.

Më pas drejtori i shkollës  fillor “Selami Hallaqi”, në Gjilan ,Florim Maloku, shkollë kjo  e cila është pilot projekt dhe ku njëherësh ka filluar aplikimi i mësimit me më shumë mësues për klasat 3,4 dhe 5, ka paraqitur  një raport nga rezultatet e para të pilotimit. Ai ka thënë se në shkollën që ai drejton projekti ka filluar mirë  dhe po vazhdohet me mjaft përkushtim në implementimin e tij.

Mësimdhënësi Fadil Latifi, ka bërë prezantim i hulumtimit të jashtëm, lidhur me pilotimin e  projektit me më shumë mësimdhënës në klasat III-V në shkollën fillore “ Selami Hallaqi”. Ai ka treguar se të dhënat dëshmojnë se projekti është përkrahur në masë mjaftë të madhe nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Edhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Mensur Neziri, Drejtor i Institutit për Trajnime dhe Hulumtime Arsimore në Fakultetin e Edukimit, ka  prezantuar rezultatet e testimit nga shkollat pilot me një apo më shumë mësimdhënës në klasën III, IV, V, dhe ka bërë krahasim me një shkollë tjetër fillore që nuk është pilot projekt.

Sipas rezultateve të testimit niveli rezultateve më i lartë në mësim vërehet në shkollën me më shumë se një mësues për klasë.

Edhe përfaqësuesja e GIZ Rrezarta Zhinipotoku, ka përshëndetur konferencën , ndërsa ka thënë se GIZ do të mbështes në të gjitha aspektet këtë pilot projekt.
Pjesëmarrësit në konferencë  kanë përkrahur dhe mirëpritur këtë pilot projekt dhe  idenë që kjo problematikë të  trajtohet në mënyrë të thelluar që të shënohet ngritje e cilësisë të këtij niveli të arsimit.

PREZANTIMI Florim Maloku

PREZANTIM II HULUMTIMIT, FADIL LATIFI

PREZANTIMI MENSUR NEZIRI