U mbajt takim online për Projektin QUADIC/Erasmus +

10 Shkurt, 2021

Eshtë mbajtur takimi i dytë i grupit punues  për paketën punuese 4- Zhvillimi i Platformës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Menaxhimin e projekteve si dhe në mobilitetin e stafit dhe të studentëve.

Prof. Betim Gashi, nga Kolegji UBT,  prezantoi versionin e parë të kësaj platforme. Ndërsa partnerët tjerë nga Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti Teknik i Sofies dhanë sugjerime shtesë për këtë Platformë.

Në këtë platformë do të futen të dhënat për projektet, marrëveshjet, mobilitetin e stafit dhe studentëve brenda konzorciumit, me mundësi zgjerimi edhe me partnerë tjerë anë e kënd botës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit QUADIC i cili ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve në zhvillim dhe menaxhim të projekteve.

Projekti QUADIC është një storie suksesi në implementim.