U mbajt ushtrimi praktik – këqyrja e vendit të ngjarjes

13 Qershor, 2022

Studentët e viti të dytë dhe të  tretë si dhe  ata të studimeve master të Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën mbikëqyrjen e profesorit Besim Arifi, kanë mbajtur ushtrime praktike ne oborrin e UKZ.

Ata kanë simuluar nje rast vrasje, për të cilin kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Për këtë ngjarje simulative,  janë përdorur një kukull, gëzhoja, armë dhe gjak të gjitha të simulara

Ushtrimi është pritur mirë nga studentët, ku njëherësh kanë kërkuar që edhe në të ardhmen të ketë ushtrime të tilla., të cilat ju shërbejnë mjaft shumë për punën praktike profesionale në të ardhmen.