U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për ri akreditimin e programeve Fillor, Parafillor dhe E-Qeverisje

Maj 18, 2021

Në kuadër të procesit të ri akreditimit të  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, për Fakultetin e Edukimit, programet Fillor dhe Parafillor BA dhe për programin E-Qeverisje MA, janë mbajtur sot takimet  me ekspertët ndërkombëtarë. Për shkak të pandemisë me COVID-19, takimet janë zhvilluar online. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në Universitet ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Dr. Elene Jibladze dhe Keti Tsotniashvilli, PhD Candidate,  ekspertë për programin Fillor dhe Parafillor në Fakultetin e Edukimit si dhe Prof. Dr. Josip Balen dhe Laura Palac, Student expert për programin E-Qeverisje, zhvilluan takime online me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit të Edukimit dhe të Programit E-Qeverisje, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve, të pranishëm ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj.

Ekspertët në ditët në vazhdim do të paraqesin draftin dhe raportin final, për riakreditim të programeve të studimit në UKZ.