U zhvillua takimi koordinues i projektit QATEK

3 Shkurt, 2022

U zhvillua takimi koordinues i projektit QATEK “Drejt një sistemi të orientuar drejt cilësisë për arsimin fillor për ngritjen e profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë-QATEK”, Projekti QATEK koordinohet nga Universiteti i Prishtinës, respektivisht nga Fakulteti i Edukimit.

Dekani Blerim Saqipi priti në takim Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit “Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ku u diskutuan shumë aspekte të rëndësishme që ndërlidhen me cilësinë në Fakultete të Edukimit dhe me projektin QATEK, i cili targeton direkt zhvillimin e cilësisë në këto fakultetet përkatëse.

Shumë procese dhe aktivitete të tjera do të ndodhin në të ardhmen si rezultat i këtij projekti i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS+ dhe kap vlerën e afro 1 milion eurove.

Suksese të gjitha universiteteve partnere.