Udhëzim për Provimin Pranues

Korrik 19, 2018

Ju lutemi që të lexoni udhëzimet e mëposhtme:

  1. Provimi pranues zgjat 90 minuta.
  2. Para fillimit të plotësimit të testit verifikoni se a përputhet forma e testit me fletën optike (p.sh.: testi A me fletën optike A ose testi B me fletën optike B)
  3. Vendosni mbi tavolinë: stilolapsin, letërnjoftimin dhe konfirmimin.
  4. Plotësoni me kujdes të dhënat e kërkuara nga ju në fletën optike (shënoni saktë numrin e konfirmimit, ashtu siç e keni plotësuar në provimin e maturës shtetërore).
  5. Në fletën optike plotësoni përgigjet e testit, duke e mbushur me stilolaps tërë rrethin.
  6. Nuk lejohet që kandidatët të kenë me vete: fletore, libra, çanta, kalkulatorë, telefona mobil, bluetooth apo diqka tjeter .( për gjitha këto gjëra që jan të ndaluara dhe nuk lejohen të futen në salla)
  7.  Për çdo veprim në kundërshtim me rregullat e provimit (përshpëritje, tentim kopjimi, përdorim telefoni ose ndonjë mjet tjetër teknologjik etj.) pason largimi nga provimi.
  8. Me përfundim të provimit, testin së bashku me fletën optike e dorëzoni te kujdestarët në sallë, pas të cilit veprim e lëshoni sallën.

 

Suksese!

Udhëzim për provim pranues

Shkarko