UKZ aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntori dhe 550-vjetorit të vdekjes ë Skënderbeut

27 Nëntor, 2018

Fakulteti i Edukimit ka organizuar aktivitete për nderë të  Ditës së Flamurit, 28 Nëntori dhe 550-vjetorit të vdekjes ë Skënderbeut.

Nga konkursi i shpallur për fushën e letërsisë dhe në fushën e artit, në organizimin e sotëm, janë prezantuar punimet e studentëve  fitues.

Derisa në konkurs në të dy fushat morën pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve, si me punime nga fusha poezisë dhe eseistikës po ashtu nga fusha e pikturës dhe vizatimit.

Komisioni në përbërje nga pedagogët e Fakultetit të Edukimit të fushave përkatëse, duke vlerësuar punën e studentëve  ndan edhe shpërblimet e parapara për tri vendet e para, nga të dy fushat ndaras.

Në këtë mënyrë nga fusha e letërsisë dhe eseistikës u dhanë shpërblimet si në vijim:

 

Vendi Titulli i punimit Autori Zhanri
Vendi  I Pusho Albulena Abdullahu Poezi
Vendi II

 

Epoka e Skënderbeut Agnesa Jetishi Ese
28Nëntori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe  550-vjetori   i vdekjes së Skënderbeut Besarta Sejdiu Ese
Vendi III Memorial Rexhep Brahimi Poezi
Muaji i lirisë Tringa Aldemi Ese

 

Ndërkaq nga fusha e arteve pamore u dhanë shpërblimet si në vijim:

 

Vendi Emri dhe mbiemri Linja artistike
Vendi  I Florije Mehmeti Pikturë
Vendi II

 

Ariana Curri Vizatim
Arjeta Halili Pikturë
Vendi  III Arbesa Vishi Vizatim
Blerta Dauti Vizatim

 

Në aktivitetin e sotëm u ekspozuan punimet e studentëve të shpërblyer dhe në të njëjtën kohë studentët e shpërblyer nga fusha e letërsisë dhe eseistikës i prezantuan punimet e tyre.