UKZ bashkë organizatore e tryezës së projektit SHPRESE

Nëntor 23, 2021

Fakulteti i Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka bashkë organizuar me Projekti SHPRESE, Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, Fakultetin e Edukimit në Mitrovicë dhe Prizren, një tryezë diskutimi me temën: Rëndësia e krijimit të një ekosistemi stimulues për zhvillimin në fëmijëri të hershme (ZHFH), dhe me fokus në temën e kurikulës.

Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemajli, profesoreshë në UKZ, bashkë me profesorë nga fakultetet partnere, dhe ekspertin për fëmijëri të hershme, patën mundësi të prezantojnë dhe diskutojnë konceptet që ndërlidhen me kurikulën e krijimit të një ekosistemi stimulues të ZHFH. Rëndësia dhe zbatimi i kurrikulës, kontributi te fëmijët, bashkëpunimi, dhe, zhvillimi fizik, emocional, social dhe kognitiv ishin disa nga konceptet në fokus.

Pjesëmarrësit patën diskutime të ndryshme rreth kurikulës dhe njëherësh dhanë kontributin e tyre për rëndësinë që ka kurikula në vendin tonë.

Projekti SHPRESE përkrahet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen bujare për edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë.