UKZ bëhet me pajisje të reja të IT-së

Korrik 23, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan si rezultat i punës së shkëlqyer në kuadër të projektit E-VIVA, ka pranuar pajisje të IT-së, në vlerë prej afër 17000 Euro,  projekt ky i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Këto paisje do të shërbejnë për metodat e reja të të mësuarit, me qëllim të ngritjes së kompetencave dhe njohurive për edukim sa më cilësor.

Ndryshe koordinator i projekti në fjalë është Universiteti Evropian i Tiranës, ku partnerë pos Universitetit tonë, janë edhe 15 institucione të tjera arsimore, që ka një kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Partneriteti përbëhet nga universitete nga BE dhe Ballkani Perëndimor si: Unternehmensberatung GmbH (Austria), Blended learning institutions’ cooperative / blinc eG (Germany),  Universiteti i Duisburg Essen / UDE (Gjermani), Universiteti Nova de Lisboa (Portugali),  Universiteti i Malit të Zi,  Universiteti i Donja Gorica, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,  Ss. Universiteti i Kirilit dhe Metodit, Universiteti Nënë Tereza, Universiteti i Sarajevës, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë në Sarajevë (SSST),  Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan, Kolegji Universum, Universiteti i Nishit dhe Universiteti i Novi Sadit.