UKZ dhe AKP nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

18 Tetor, 2017

Rektori i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan,  Bajram Kosumi dhe Drektori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit  Ekrem Hajdari, kanë nënshkruar  marrëveshje mirëkuptimi.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është angazhimi për punë praktike për studentët e UKZ-së në AKP.

Kohëzgjatja e ushtrimit të praktikës për studentët e UKZ-së do të jetë një (1) muaj kalendarik, me mundësi vazhdimi sipas nevojës së AKP-së.

Angazhimi do të jetë dyzet ( 40) orë në javë (përjashtimisht ligjëratave, provimeve dhe obligimeve të tjera që i kanë studentët në fakultet).

Studentët pas përfundimit të praktikës profesionale në AKP do të pajisen me Letër Konfirmim për kryerjen e punës praktike.

Përzgjedhja e studentëve për punë praktike në AKP do të bëhet nga ana e UKZ-së, sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht.