UKZ dhe AZHR nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

29 Janar, 2018

Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në  Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Bajram Kosumi dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal – Lindje, përfaqësuar  Valbona Tahiri, Drejtoreshë Ekzekutive e  AZhR-Lindje, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e bashkëpunimit  ndërmjet  Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal-Lindje, siguron programe të përbashkëta  bashkëpunimi  në  hulumtim,  zhvillim dhe implementim  të  programeve specifike për rajonin Lindje, si dhe aktiviteteve të tjera me interes të përbashkët.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit është, përcaktirni i fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të sipërshënuara.

Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik-Lindje të Kosovës.