UKZ dhe Caritasit Zviceran së shpejti me projekt të përbashkët

22 Maj, 2019

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Profesori i artit në  Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, si dhe zyrtarja për marrëdhënie me jashtë, kanë pritur në një takim përfaqësues nga  Caritasi Zviceran.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi rreth pritjes së fillimit të ri të  projektit nga Karitasi Zviceran,  i cili ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ofrimin e shërbimeve në sektorin e arsimit, projekt ky që do të realizohet në partneritet me MASHT, Institutin Pedagogjik të Kosovës dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Meqenëse një ndër objektivat e projektit ndërlidhet me Fakultetet e Edukimit në Kosovë, gjegjësisht për programet parafillor, UKZ respektivisht Fakulteti i Edukimit nga projekti në fjalë do të organizojë trajnime për personel akademik të UKZ, praktikë me pagesë për studentët tanë, klasë praktike në UKZ si model për programin parashkollor, do të bëhet rishikim i syllabuseve, si dhe do të ofrohen mbështetje të tjera sipas kërkesës së  Fakultetit të Edukimit në Gjilan me qëllim të përfitimit të Fakultetit të Edukimit nga ky projekt.