UKZ DHE CEYOND SHOHIM MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT

Nëntor 8, 2019

Christoph Schmutz , Tim Faude dhe Ruzhdi Morina nga Kompania CEYOND në Austri, kanë qëndruar për një vizitë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka dhe zyrtarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar  Luljete Berisha.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth arritjes së mundësisë së një marrëveshje të përbashkët për të ardhmen.

Pikat në të cilat UKZ dhe CEYOND  do të mund të bashkëpunojnë janë, organizimi i seminareve/ kurseve, CEYOND mund të sjell praktikë me pagesë për studentët, shikimi i mundësime për marrëveshje bashkëpunimi edhe me universitetet austriake  të cilat kanë programet Erasmus, bashkë-aplikim për projektet Erasmus + përmes CEYOND GmbH (LLC) dhe përfitimet për afatet më të gjata si një kompani austriake,  mobilitet të stafit akademik dhe studentëve, etj.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë së bashku për një kohë të gjatë për të krijuar një klimë më të mirë për komunitetin e teknologjisë në Gjilan.