UKZ dhe Çukurova University nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

19 Korrik, 2022

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale me Universitetin Çukurova nga Adana – Turqia.

Nga marrëveshja e nënshkruar do të përfitojnë të dy universitetet, ku janë përcaktuar edhe aktivitetet që do të ndërmerren. Në këtë kuadër parashihet shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, organizimi i seminareve të përbashkëta, bashkëpunimi për programe të veçanta etj.

Marrëveshjet e tilla e ndihmojnë procesin e internacionalizimit të UKZ-së si dhe aktivitetet e shumta në realizimin e qëllimeve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë.