UKZ dhe GIZ ju fton të merrni pjesë në Kampe Verore

3 Gusht, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në bashkëpunim me Zyrat Publike për Punësim në komunat përkatëse përmes organizimit të kampit veror, do të sjellin 25-30 të rijnë nga secili rajon, për ndarë mes vete përvojat, me theks të veçantë aktivitetet për orientimin në karrierë.
Kampi veror do të ketë karakter aktiv dhe do t`ju udhëzoj përmes përmbajtjeve të ndryshme trajnuese – nga puna në grupe në inpute praktike për punësim, nga aftësitë e të shkruarit tek aftësitë për prezantim, nga salla për trajnim tek terrenet sportive dhe natyra.
Kampet verore synojnë të mbështesin të rinjtë që të marrin vendime të informuara për karrierat e tyre të ardhshme dhe të përmirësojnë punsueshmërinë e të rinjve në Kosovë përmes të mësuarit të bazuar në aktivitete.

A jeni…?
• Kureshtar për perspektivën tuaj në të ardhmen?
• Të etur që të mësoni në mënyrë aktive?
• Kureshtar që të takoni miq të ri dhe të gatshëm të shkëmbeni përvojat tuaja?
• Të interesuar që të zhvilloni CV-në, letrën motivuese dhe aftësitë tuaja prezantuese?
• Të gatshëm për përvoja të reja sportive?
• Të prirur që të thelloni aftësitë tuaja personale dhe profesionale?
• A jetoni në rajonin e Gjilanit?

Kush mund të përfitoj?
• Të rinjtë e moshës 18-21 vjeçar
• Të rinjtë e papunësuar dhe që nuk janë duke ndjekur shkollimin apo trajnimin (inkurajohen të aplikojnë gratë, pjesëtarët e minoriteteve, të kthyerit dhe grupet e cenueshme)
• Të rinjtë e regjistruara në Zyrat për Punësim.

Kur dhe ku?
Në Gjilan nga 08 deri më 12.08.2022, në Villa Lura Agrotourizëm, Makresh i Epërm

Si të aplikoj?
Për të aplikuar në kampin veror të Gjilanit, të interesuarit nga rajoni i Gjilanit duhet të dorëzojnë aplikacionin në këtë [email protected].

Informata shtesë në lidhje me organizimin:
Gjuha e punës: shqip, anglisht dhe serbisht
Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga organizatori.
Do të sigurohet transporti.

Gjeni të bashkangjitur: Thirrjen për aplikim Thirrje për kampin veror 2022 Call for Application
Formularin për aplikim ne formatin .doc  Formular për aplikim_Kampi Veror

Formularin për aplikim ne formatin .pdf Formular për aplikim_Kampi Veror