UKZ dhe Hepia me marrëveshje bashkëpunimi

30 Dhjetor, 2019

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, po e përmbyll vitin 2019  me një sukses të ri. Kështu, në vazhdimin e aktiviteteve të një pas njëshme që UKZ ka pasur gjatë vitit 2019, ka arritur të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi edhe me Geneva University of Applied Sciences Western Switzerland technology, architecture and landscape – Hepia.

Sipas marrëveshjes në fjalë,  Universiteti ynë dhe Hepia’,  do të bashkëpunojnë në suaza të arsimimit të standardeve bashkëkohore e ndërkombëtare. Ndër të tjera, palët nënshkruese sipas kësaj marrëveshjeje, kanë rënë dakord të angazhohen në projekte të përbashkëta kulturore dhe kërkimore e shkencore si dhe organizimin konferencave të përbashkëta.