UKZ dhe HERAS Plus diskutojnë rreth programeve studimore sipas rëndësisë së tregut të punës

18 Maj, 2022

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar në një vizitë përfaqësues nga HERAS Plus, Nehat Dervishi dhe Blerim Saqipi. Ata janë takuar me Udhëheqësit e Fakulteteve të Universitetit, Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik, Artan Dërmaku Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Shefket Jakupi pordekan i Fakultetit Ekonomik dhe Ekrem Halimi u.d. prodekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative me të cilët kanë biseduar rreth mbështetjes së zhvillimit të një studimi të ri mbi përkatësinë e studimit ekzistues nga pikëpamja e tregut të punës.

Në këtë takim është diskutuar konkretisht për  metodologjinë duke përfshirë fushën dhe llojin e të dhënave që do të mblidhen dhe analizohen për të cilat HERAS Plus do të ofrojë mbështetjen e nevojshme të ekspertëve.

Studimi pritet të mbështesë universitetin në kërkimin e tij për të përputhur më tej programet ekzistuese të studimit me nevojat e tregut.

Ky është një projekt nga HERAS Plus që financohet nga Austrian Development Agency dhe bashkë financohet nga MESTI dhe zbatohet nga TAG, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.