UKZ dhe HERAS Plus mbajnë punëtori rreth Planit Strategjik të Universitetit

27 Maj, 2022

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me HERAS Plus, ka mbajtur punëtorinë me temë “Mekanizmat efektiv për monitorimin e zbatimit të Planit Strategjik”.

Punëtoria është dizajnuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e Universitetit, ku u trajtuan temat më relevante lidhur me monitorimin dhe vlerësimin e dokumenteve strategjike. Përveç kësaj, punëtoria ofroi një vend për rishikimin e koncepteve të lidhura dhe gjithnjë përkatëse, të tilla si treguesit kryesorë të performancës (KPI), përdorimi i teknikave të vlerësimit, mjetet e verifikimeve dhe identifikimi i rreziqeve dhe zbutja e rrezikut.

Punëtoria është përcjellje me gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit bazë të realizuar vitin e kaluar me mbështetjen e Projektit HERAS Plus.

Heras Plus financohet nga Austrian Development Agency dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga TAG, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.